Vlorë,Rama:Më votoni si vlonjat
Berisha, ju izoloi, ju ka frikë

Vlorë,Rama:Më votoni si vlonjat<br />Berisha, ju izoloi, ju ka frikë
TIRANE - Përmes një mitingu të pazakontë dhe tepër emocionues, kryetari i PS-së, Edi Rama është prezantuar sot në Vlorë për herë të parë si kandidat për deputet. Nuk ishte ndjerë asnjëherë aq i emocionuar, si para një provimi, njeriu i cili prej vitesh ka mbajtur sa e sa fjalime në salla të hapura dhe të mbyllura. Sot për kreun e PS-së ishte diçka tjetër dhe e jashtëzakonshme: Do i kërkonte vlonjatëve votën për t'i përfaqësuar si deputet në Parlamentin që do të dalë në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe për t'i dhënë vendit një qeverisje të majtë bashkë me koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Europiane"
 
"E kam vënë emrin në Vlorë jo për t’ia bërë vetes më të lehtë, por për të marrë mbi vete përgjegjësitë për të përfaqësuar kryeqytetin e historisë dhe Pavarësisë së shqiptarëve."- tha Rama duke i dhënë përgjigje të gjithëve pse kishte vendosur të kandidonte si deputet në Vlorë, aty ku në plazhin e Skelës në vitet ’60-të kishte kaluar fëmijërinë. Sot pas më shumë se 50 vite premton se do ta shdërrojë në portin e Mesdheut dhe brenda mandatit të parë të bëjë aq sa nuk është bërë në 20 vite të marra sëbashku.

Rama e nisi prezantimin me një film dokumentar ku shfaqen disa foto të fëmijërisë së tij në plazhin e Skelës në Vlorë dhe më pas Gregori i biri rrëfeu për herë të parë luftën me sëmundjen e kancerit, dhe marrëdhënien e veçantë me babanë e tij të cilin e thërriste në emër: "Edi". Një dokumentar ku emocionet u përcollën dhe nga nëna e tij Aneta, bashkëshortja Linda dhe vajza e saj, Rea.

Para se të niste dokumentari Rama ironizoi fotot e publikuara nudo disa vite më parë në një plazh të Parisit, duke thënë se ka edhe dy foto të tjera nudo të bëra në Vlorë të papublikuara më parë "por që dikush nga ekipi mësohet t'i ketë fshirë në momentin e fundit"- tha Rama.

"Janë fotografi në plazhin e Skelës në vitet ’60-të. Të një kohe, kur unë e kisha Vlorën ëndrrën e gjithë viti dhe kur gjithë viti më kalonte duke shkuar në shkollë për të marrë 10 se Aneta thoshte: Vetëm po të dalësh me të gjitha 10 do shkosh të bësh pushime në Vlorë. Vlora ishte për mua vendi ku unë ndihesha krejt i lire”, tha Rama.

PER HERE TE PARE SI KANDIDAT, RAMA: SI PARA PROVIMIT  
"Sot ju siguroj, unë kam bërë fjalime përpara shumë njerëzve në salla të hapura, të mbyllura, asnjëherë si sot nuk kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme si përpara një provimi. E kam vënë emrin në Vlorë jo për t’ia bërë vetes më të lehtë, por për të marrë mbi vete përgjegjësitë për të përfaqësuar kryeqytetin e historisë dhe Pavarësisë së shqiptarëve. Askush nuk besonte se Shqipëria mund të bëhej. Por jam këtu për t’u thënë se Shqipëria mund të bëhet, se Shqipërinë do ta bëjmë.

RAMA: PSE VLONJATET DUHET TE VOTOJNE

"Rilindja është ëndrra ime me sy hapur, që e shoh të realizuar përmes Rilindjes dhe Partisë Socialiste. Duke vënë në dispozicion të kësaj ëndrre gjithçka.
Ky është moment historik, po aq historik sa viti 1992, që përcaktoi ndarjen nga e shkuara, për të hapur një kapitull të ri, që sot duhet ta mbyllim për një tjetër kapitull të ri, që do të sjellë Rilindjen. Një student ka arsye që të shkojë të votojë, që jeta pas universitetit mos jetë rreshtim në kolonën e pafund të të papunëve.
Një fshatar do shkojë të votojë të ulë kostot e prodhimit, për të ulur faturën e energjisë, ujit etj. Ka një arsye të madhe për të shkuar në votim. Një njeri që jeton me dyqanin e tij të vogël, me votën e tij do të ulë taksën e biznesit të vogël. Politika më jep mundësinë të jem ai që dua dhe të bëj sa më shumë për të realizuar gjërat që dua dhe ato lidhen me ambicien time. Gjëra që padrejtësisht i janë bërë gjëra të pamundura. Për të qenë krenar para fëmijëve, nipërve e mbesave tanë."

RAMA: NE KETO 20 VJET VLORA KA MARRE ME PAK FONDE SE KAMZA

"Në këto 20 vjet Vlora ka pasur shumë nevoja. Këtu do t’u tregoj një tabelë shifrash se çfarë kanë bërë për Vlorën ata në Tiranë. Shifrat flasin vetë. Qysh nga viti 2003 deri në 2013, ky qytet dhe ky qark janë financuar shumë më pak se qytete të tjera. Vlora ka marrë më pak fonde se Kamza. Një qeveri socialiste nuk financonte në Vlorë se mendonte se vlonjatët i kishte në xhep dhe votat e tyre i merrte, punonte apo jo. Më pas qeveria e Saliut nuk e financoi asnjëherë Vlorën, se e sheh si vendin ku nuk do të gjejë kurrë mbështetje dhe vendi ku sa herë votohet do të ndëshkohet dhe do të largohet po të jetë për Vlorën. Në katër vitet e ardhshme do të bëjnë sa nuk është bërë në 20 vjet të marra së bashku”

BERISHA JU IZOLOI, NXIRRENI PA ASNJE VOTE
“Nuk do të lejojmë më cënimin e bregdetit me ndërtime të pakontrolluara. Unë dua t’u them të djathtëve në Vlorë, që në 23 qershor duhet të votoni si vlonjatë, si vlonjatë të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë, sepse Saliu e la Vlorën jashtë rrjetit të rrugëve që tha se ndërtoi. Ka bërë vetëm 1400 km e jo 10 mijë, i thotë me lekët e vjetra Saliu. Secili në 23 qershor mos votojë për partitë, por për projektin, programin, të votojë për vizionin, për skuadrën që ka vizionin e duhur. Rruga e mbarë lumit të Vlorës është kthyer në një shteg të Vlorës. Të gjitha fshatrat do t’i lidhim. Ky qark nuk ka vetëm detin, nuk ka vetëm nevojën për infrastrukturën, ka edhe mundësinë të zhvillojë ekonominë, duke prodhuar dhe tregtuar. Shikoni gjirin e Vlorës. Sa anije shkonin dhe vinin. Në 1916 Vlora ishte shumë qytet i vogël, por shihni sa anije dhe barka vinin e vizitonin Vlorën, jetonin me tregti. Sot është një port i braktisur. Ne bashkë me Shpëtimin, po shihnim premtimet e PD-së dhe 4 vjet më parë Saliu në Vlorë ka thënë që porti i Vlorës do jetë vepër e madhe publike me të cilin do krenohet Vlora dhe Shqipëria dhe vetëm për këtë arsye duhet ta nxirrni Saliun pa asnjë votë fare. Ndërkohë, në hartën e porteve, Vlora zë vend strategjik shumë të rëndësishëm.

DOKUMENTARI: EDI RAMA NE SYTE E GREGORIT, LINDES, ANETES DHE REAS
Prezantohet një film dokumentar për Edi Ramën, ku flasin familjarët e tij; i biri, Gregor Rama, bashkëshortja, Linda Rama, nëna, Aneta Rama, pjesë nga dokumentari.

ANETA:
Edi është djali që çdo nënë do të dëshironte ta kishte.
GREGORI
: "Kur pas kimioterapisë eksperimentale doli se isha shëruar, babai më tha: Ishte momenti që e bëre trepikëshin e fitores. Duhet të ruash qetësinë sa të mbyllet loja."

LINDA:
"Për Edin familja është një hapësirë, ku gjithsecili ndihet mirë. Është vendi ku njeriu mund të shprehë shqetësimet pas asnjëlloj problemi dhe të marrë këshilla e të ndihet i sigurt. Ajo që më tërheq shumë te Edi është ndjeshmëria mbi atë që e rrethon. Po t’i shtosh përkushtimin, kujtoj si në 28 janar u caktua të bëhej protesta homazh dhe në mbrëmje ai u njoftua se kishte një plan për eliminimin fizik të tij. Unë mbaja brenda vetes shqetësimin për atë që mund t’i ndodhte. Shqetësimi më i madh për Edin ishte rreziku i provokimit të një gjëje të rëndë nga një masë e madhe njerëzish, që parashikoheshin të vinin në atë protestë. Ai fare i vendosur mori vendimin, që protesta të mos anulohej, se nëse do të anulohej do të instalohej frika. Ai e tha fare qartë se jeta ime nuk ka kurrëfarë vlere përpara atyre, që mbetën të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit".

REA:
 
Jam jashtë shtetit dhe momentet që takohemi nuk janë të shpeshta. Unë studioj arkitekturë dhe kjo është një fushë shumë e gjerë. Sa herë kam rastin, që të diskutoj diçka me Edin mbi ato që shoh, Edi është gjithmonë shumë i informuar dhe i gatshëm të diskutojë me mua.
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike

Liverpool dhe Real Madrid ndeshen sot në Champions League, Slot: Janë ekip për t’u marrë shembull! Ancelotti: Përballen dy klube historike