Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)

Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)

Masat në GJykatën e Vlorës

Vlorë- Gjykata e Vlorës la në masën arrest me burg dy nga 4 të huajt e arrestuar, që janë arrestuar për rekrutimin e të huajve të tjerë për aktivitete të paligjshme në vendin tonë, teksa dy të tjerët i liroi me masë të zbutur.

Përballë togave të zeza kanë dalë sot (16 Dhjetor) shtetasit nga Ukraina dhe Bjellorusia, të cilët u arrestuan mesditën e së premtes (13 Dhjetor), gjatë një aksioni të policisë. Masat u dhanë nga gjyqtarja e gatshme Dorina Stroka.

Në kuadër të operacionit transnacional, policia vuri në pranga 4 shtetas me kombësi nga Bjellorusia dhe Ukraina. Gjykata ka vendosur arrest me burg për Mark Vladimir Petrenko, 27 vjeç, nga Ukraina dhe Nazar Yuri Khamuilo, nga Bjellorusia.

Ndërkohë, për dy shtetas të tjerë, Oleksandr Tavorskyi, 23-vjeçar, nga Bjellorusia, si dhe Marianna Michaela Syzareva, një shtetase 22-vjeçare ukrainase, u dha masa e detyrimit të paraqitjes, pasi sipas gjykatës, nuk ka prova të mjaftueshme që të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në aktivitetin e shfrytëzimit të të rriturve, me qëllim përdorimin e tyre për aktivitete të paligjshme në qytetin e Vlorës.

Më 15 Dhjetor, Policia e Vlorës arrestoi edhe një të pestë, i identifikuar si Oleh Kulsha, 24 vjeç, që bashkëpunonte me 4 të tjerët dhe masa e sigurisë të të cilit do mbahet e mëvetësishme.

Operacioni policor goditi më 13 Dhjetor dy raste të trafikimit të personave të rritur nga Ukraina. Pjesëtarët e këtij rrjeti rekrutonin ukrainas në vende të ndryshme të Europës dhe i sillnin në Shqipëri, ku i privonin nga dokumentet e udhëtimit dhe i detyronin të kryenin aktivitete të kundërligjshme, sqaroi në deklaratën për mediat drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela. Teksa u sekuestruan edhe 18 laptopë, 23pasaporta, celularë dhe mjete të tjera.

Masat e Gjykatës së Vlorës për 4 shtetasit nga Ukraina dhe Bjellorusia:
Mark Petrenko, 27 vjeç, nga Harkov, Ukrainë, arrest me burg
Nazar Khamuilo, 23 vjeç, nga Kiev, Ukrainë, arrest me burg
Oleksandr Tavorskyi, 24 vjeç, nga Minsk, Bjellorusi, detyrim paraqitjeje
Marianna Syzareva, 22 vjeçe, nga Kiev, Ukrainë, detyrim paraqitjeje
Për të dokumentuar aktivitetin e rrjetit, u sekuestruan:
18 laptopë
23 pasaporta udhëtimi
4 karta identiteti
23 aparate celularë

    Masa e sigurisë së Gjykatës

    A.Q/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      14 Dhjetor, 13:13

      Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Spahiu: Përplasja e Gjykatës Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë

    Spahiu: Përplasja e Gjykatës Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë