Vlorë- Në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është regjistruar një rënie dherash dhe gurësh në aksin rrugor, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Shkak u bënë punimet që po kryhen në zonë, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.
Aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa në vendngjarje ndërhynë mjetet e firmës që po kryen punimet për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit.
Pas ndërhyrjes, trafiku u rikthye gradualisht në normalitet, ndërsa autoritetet dhe punonjësit në terren u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonën e punimeve.
Ndërkaq, ARRSH deklaroi bllokimi i përkohshëm i Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit.
Sipas ARRSH, u krye një shpërthim i planifikuar në orën 12:30 ku rruga u bllokua për rreth 20 minuta dhe pas përfundimit, qarkullimi vijoi normalisht.
"Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron opinionin publik se bllokimi i përkohshëm i Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit. Shpërthimi i planifikuar u realizua në orën 12:30, në prani të Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin dhe menaxhimin e qarkullimit të mjeteve. Duke qenë se trafiku në këtë periudhë është minimal, rruga u bllokua për rreth 20 minuta. Pas përfundimit të procesit dhe pastrimit të zonës, qarkullimi vijoi normalisht.", thuhet ndër të tjera në njoftim.
Rrëshqitje gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) tha përmes një njoftimi se bllokimi i përkohshëm i Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit.
Sipas ARRSH, u krye një shpërthim i planifikuar në orën 12:30 ku rruga u bllokua për rreth 20 minuta dhe pas përfundimit, qarkullimi vijoi normalisht.
ARRSH sqaron se punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë. Përmes kësaj, synohet rehabilitimi rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi.
ARRSH thotë se është e domosdoshme përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi gjatë procesit të gërmimeve, dhe se do të ketë shpërthime të tjera.
Njoftim për shtyp!
Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron opinionin publik se bllokimi i përkohshëm i Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit.
Shpërthimi i planifikuar u realizua në orën 12:30, në prani të Policisë së Shtetit, me qëllim disiplinimin dhe menaxhimin e qarkullimit të mjeteve. Duke qenë se trafiku në këtë periudhë është minimal, rruga u bllokua për rreth 20 minuta. Pas përfundimit të procesit dhe pastrimit të zonës, qarkullimi vijoi normalisht.
Punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë dhe synojnë rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi. Aktualisht po punohet për zgjerimin e aksit ekzistues, si dhe për ndërtimin e një aksi të ri prej rreth 600 metrash, ku po kryhen punime gërmimi për trupin e rrugës.
Gjatë procesit të gërmimeve, në rastet kur konstatohet material i fortë shkëmbor, është e domosdoshme përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi. Parashikohet që të realizohen edhe 5–6 shpërthime të tjera, ku shpërthimi i radhës mund të kryhet ditën e mërkurë.
Punimet po vijojnë me ritëm të lartë me qëllim përfundimin e tyre përpara sezonit veror. Autoriteti Rrugor Shqiptar falënderon qytetarët për mirëkuptimin
Komente









