Për përmirësimin e sigurise rrugore në Transballkaniken e Vlorës ka nisur prej dy ditësh vendosja e barrierave mbrojtëse përgjate gjithë këtij segmenti. Barrierat synojnë të parandalojë kalimet e rrezikshme të këmbësorëve dhe të sigurojë një lëvizje më të rregullt në qytet.

Ky është një investim i bashkisë që do te zgjase dy muaj ndersa vlera e ketij investimi shkon ne 24 milion lekë. Drejtuesi i punimeve Fejzi Demaj tha se projekti është shumë i rendesishem per rritjen e sigurise rrugore, pasi rruga transballkanike ka numrin më të larte të aksidenteve.

Vendosja e barrierave mbrojtese do te shtrihet pergjate gjithe segnentit të rruges transballkanike me perjashtim te rrethrrotullimeve.