VLORË- Rreth 27 punonjës të filialit të ARMO-së në qytetin e Vlorës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme pasi nuk kanë marrë pagat për 21 muaj.
Kjo nuk hera e parë që ata protestojnë, ku pavarësisht premtimeve për zgjidhjen e situatës dhe mosshkëputjes së marredhënieve të punës, punonjësit e ARMO- s nuk janë paguar për rreth 2 vjet.
“Vlora është pjesë e ARMO-s dhe Uzinës së Ballshit. Neve kemi 21 muaj pa u paguar. Tani njerëzit vijnë në punë, punohet dhe nuk e kuptojmë pse nuk paguhemi. Ai zotëria nëse nuk na do të mos na mbajë”
“Mënyra sesi po na lënë është një braktisje diskriminuese”
“Kemi 21 muaj pa u paguar, ku nuk kemi protestuar, në Ballsh, në Fier, në Tiranë, para Kryeministrisë dhe sa herë protestojmë na thotë do zgjidhem dhe nuk është zgjidhur”
“Unë jam punonjës që nga viti 1997 kemi dy vjet që ne nuk kemi marrë asnjë lekë. Kërkojmë nga ju që të sensibilizoni sado pak problemet tona. Ne kemi mbetur rrugëve”, shprehen disa punonjës.
Ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat e tyre deri në grevë urie madje dhe vetëflijim në rast se nuk i plotësohen kërkesat e tyre.
27 punonjësit shprehen se janë të paqartë edhe në lidhje me funksionimin e kësaj kompanie dhe i bëjnë thirrje kryeministrit dhe ministrit te energjitikes për zgjidhjen e problematikës së tyre.
Redaksia Online
(B.K/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO