VLORE- Makina e sekretarit të PS-së rrethit të Vlorës, ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Këto janë të dhënat e para të ardhura nga Vlora, të cilat u informuan në një lidhje direkte nga drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com Anila Basha.
Ky është shpërthimi i dytë që ka ndodhur gjatë natës, duke u gdhirë e diela e 23 qershorit kur të gjithë qytetarët e Vlorës janë thirrur për të votuar për të zgjedhur Parlamentin e ri.
Makina tip BMW X5 me ngjyrë të zezë e Kreshnik Tepelenës, sekretar i PS-së i rrethit të Vlorës, shpërtheu në orën 06: 20 minuta. Makina ishte parkuar poshtë pallatit të tij në rrugën që të çon tek Uji i Ftohtë.
KRESHNIK TEPELENA RREFEN PER A1 REPORT
ORA 08:00 “Pasi u ktheva nga zyrat e PS-së të selisë tonë në 03:00, shkova në shtëpi, meqë do dilja shpejt e parkova para pallatit dhe nuk e futa në oborrin e shtëpisë. Rreth orës 06:00 dëgjova shpërthimin, dhe makina ishte përfshirë nga flakët. Me këtë makinë ka lëvizur dhe Valentina Leskaj. Unë lajmërova policinë por asgjë nuk mundi të gjejë. Forcat policore bënë ekspertimin dhe u larguan menjëherë”- tha Kreshnik Tepelena në një prononcim për studion e A1 Report të ngritur në Vlorë, nga ku raporton Drejtoresha e gazetës Shqiptarja.com Anila Basha.

Tepelena e quan incident elektoral dhe thotë se "këta persona që e kanë bërë me votimin e sotëm do të pësojnë një bumerang”. Ai denoncon për disa probleme në disa komuna, ku për Vlorën konsiderohen si bastione të majta. Ai thotë se në QV e ngritura në këto komuna nuk janë paraqitur komisionerët e PD-së.
Rreth orës 00:50 një sasi eksplozivi ka shpërthyer duke dëmtuar makinën e Prokurorit të Rrethit Vlorë, Dorian Tafili, ne lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit makina tip “Wolksvagen Golf 4” me targa VL 0615 D ka pësuar dëmtime të lehta në pjesën e përparme nga shpërthimi, nuk ka pasur persona të plagosur.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PD dënon aktet e rënda që prishën qetësinë e Vlorës