Vlorë, sekuestrohen 105 mijë
m2 truall me dokumenta falso

Vlorë, sekuestrohen 105 mijë<br />m2 truall me dokumenta falso
VLORE - Strukturat Kundër Krimit Financiar të Vlorës kanë sekuestruar 105 mijë m katror tokë truall, të përfituar nëpërmjet falsifikimit të dokumentave. Burimet zyrtare të Policisë njoftojnë se "këto struktura në bashkëpunim me Njësinë Task-Force pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë falë hetimeve intensive disa mujore në kuadër të procedimit penal 588 të vitit 2012, bënë e mundur sekuestrimin preventiv pasurisë prej  rreth 105 mijë metra katror tokë truall si dhe ekzekutimin e mandat arrestit  të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Pastrim të produkteve të veprës penale dhe “Fallsifikim dokumentash” të kryera në bashkëpunim  për shtetasit: Xhulieta Myslym Anastasiadhi, vjec 63, banuese në Vlorë si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të saj Muharrem Rrapaj, 56 vjeç banues në Vlorë.

Këta shtetas,  në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave zyrtare (Vendimeve të Agjensisë Kombëtare të  Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, si dhe firmave te personave të ndryshëm), kanë përvetësuar në favor të tyre sipërfaqet prej:
3 mijë metra katror tokë truall e ndodhur në qytetin e Vlorës ku akatualisht janë duke u ndërtuar nga sipërmarrës të ndryshëm objekte shumëkatëshe(pallate) ; 14 mijë metra katror tokë truall të ndodhura në Komunën Qendër dhe 88 mijë metra katror tokë e ndodhur në fshatin Bunavi, duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të Repartit Ushtarak.

Pasi i kanë përvetsuar dhe rregjistruar në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasuritë e mësipërme këta shtetas  i kanë shitur ato disa herë në favor të personave të tretë kundrejt shumave të konsiderueshme. Vlera e këtyre trojeve në total në treg kap shifrën e mbi 3 milion eurove. Organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm të fallsifikimit të dokumentave zyrtare” dhe Pastrimit të parave” ishte shtetasi  Mihail Rrapaj.

Gjithashtu, policia bën me dije se "po kryhen hetime intensive për dokumenimin e aktitivitetit kriminal të personave të tjerë të përfshirë në këë veprimtari të paligjshme. Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë gjate 2013 krahas mbajtjes në parametra të shkëlqyer të rendit dhe sigurisë Publike dhe goditjes së  Kriminalitetit në tërësi,  përparësi gjatë këtij viti ka dhe do të ketë goditjen e grupeve kriminale që merren me pastrimin e parave."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim