25 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa është gjetur dhe sekuestruar sot në Vlorë, ndërkohë që policia ka prangosur një punonjës të policisë së kufirit në Dhërmi.
Sipas policisë, bëhet e ditur se, operacioni për sekuestrimin e drogës ishte koduar “STROM” në të cilin është gjetur 25 kg e 630 gr lëndë narkotike, e llojit "Cannabis sattiva" dhe në pranga kanë rënë 5 persona.
Konkretisht në pranga ka rënë efektivi Hasan Hysenaj, 47-vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi si dhe G.H 18-vjeç, Ferdbent Hoxha 66-vjeç, Emiljano Lazaj, 29-vjeç dhe Mjaftim Jonuzaj, 46-vjeç.
Pesë personat u kapën në flagrancë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë - Vlorë, duke udhëtuar me automjetin tip "Ford Focus" me targë: AA415GL, në pronësi të Hasan Hysenaj kur në automjet, policia ka gjetur të fshehur në mjet, lëndën narkotike e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj, fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim trasportin dhe shitjen e saj.
Përveç kësaj, policia ka bllokuar dhe sekuestruar dhe një automjet tip "Ford Focus" me targë: AA415GL, një automjet tjetër tip "Peugeot" me targë: AA478J dhe 5 aparatë celularë.

Ja komunikata e policisë Vlorë
Policia ka finalizuar operacionin anti-drogë, të koduar "STORM".
Sekuestrohen 25 KG e 630 GR lëndë narkotike, e llojit "Cannabis sattiva".
Arrestohen në flagrancë 5 persona, njëri prej tyre Efektiv Policie.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e këtij operacioni, duke kapur në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:
1- Hasan Hysenaj, 47 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në Vlorë (me detyrë: Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi (Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit - Vlorë).
2- G. H., 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sevaster.
3- Ferdbent Hoxha, 66 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen "28 Nëntori" Vlorë.
4- Emiljano Lazaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shkozë - Vlorë.
5- Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në lagjen "4 Heronjtë" Vlorë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës, pasi u kapën në flagrancë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë - Vlorë, duke udhëtuar me automjetin tip "Ford Focus" me targë: AA415GL, në pronësi të shtetasit: Hasan Hysenaj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në mjet, një sasi me lëndë narkotike prej 25 kg e 630 gr, të llojit "Cannabis sattiva", e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj, fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim trasportin dhe shitjen e saj.
Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- në total: 25 kg e 630 gr, lëndë narkotike "Cannabis",
- një automjet tip "Ford Focus" me targë: AA415GL (në pronësi të shtetasit: Hasan Hysenaj),
- një automjet tjetër tip "Peugeot" me targë: AA478JV (në pronësi të shtetasit: Emiljano Lazaj),
- 5 aparatë celularë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO