Sekuestrimi i drogës është bërë në afërsi fshatit Kuç, ku policia ndaloi mjetin me të cilin po transportohej kanabisi dhe gjatë kontrollit në kamionçinën me targa AA396IU u gjet edhe lënda narkotike. Nga të dhënat e policisë mësohet se sasia e drogës ishte fshehur në dyshemenë e automjetit të ndaluar.
Policia e qytetit bregdetar kanë vënë në pranga tre prej personave të përfshirë në këtë trafik, Dorian Hametaj, Viron Sadikaj dhe Besnik Bushi.
Nga të dhënat e para hetimore bëhet e ditur se droga ishte e blerë në Lazarat dhe do të trafikohej më pas në Itali.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)