Vlorë, 18 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës blllokoi dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike prej 420 gr të llojit marijuanë, që do të trafikoheshin drejt Italisë me një nga tragetet e linjës me Brindisin.
Burime zyrtare të policisë së Kufirit dhe Migracionit bënë të ditur për ATSH-në se, arma e zjarrit e llojit "Zastava" me katër fishekë dhe lënda narkotike (çokollatë), u zbuluan gjatë procedurave standarde për kontrollin e mjeteve dhe pasagjerëve gjatë imbarkimit në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.
"Lënda narkotike dhe arma e zjarrit ishin fshehur në një çantë me artikuj ushqimorë (brenda në dy pako gjalpi) të cilat ishin marrë si porosi nga drejtuesit e autobusit të linjës Vlorë Brindisi", sqaruan burimet e policisë. Sipas tyre, në lidhje me këtë ngjarje u shoqëruan disa persona të dyshuar dhe po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.ke/
/Shqiptarja.com