VLORE-Policia ka sekuestruar një gomone me gjatësi 5.6 metra, gjerësi 2.2 metra me një motor Yamah 90 hp.
 
Mjeti lundrues është sekuestruar në zonën pranë kepit të Gjuhzës, ndërsa pronari i saj është me inicialet A. H. 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
 
Nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti ka dale pa leje nga zona e Orikumit dhe nuk është i pajsur me certifikatë nga policia kufitare.
 
Sekuestrimi u bë pas në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore Vlorë, Delta Force dhe Guardia di Financën mbi bazën e informacioneve se do të trafikonte droge në drejtim të Italisë.


gomonia

dy.b/shqiptarja.com