VLORE- Një gomone bosh është sekuestruar mbrëmjen e sotme në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ndërsa dyshohet se do të përdorej për trafik droge. Bashkë me gomonen janë sekuestruar edhe një zetor, një fadromë dhe dy makina tip “Fuoristradë”.
Sipas burimeve nga policia e Vlorës, gomonia po nxirrej nga deti me një fuoristradë, por poseduesit pasi pikasën policinë u larguan menjëherë.
Me sekuestrimin e gomones dhe katër mjeteve, është kapur edhe një person i cili ndodhej në afërsi të mjeteve, dhe po merret në pyetje.
Ndërsa pronarët e fuoristradës janë shpallur në kërkim. Policia e Vlorës vijon operacionin për kërkimin e tyre me qen nuhatës në Pyllin e Sodës.
Gomonia mendohet se do dërgohej në Karaburun, dhe sipas policisë dyshohej se do të ngarkohej me drogë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com