Vijon puna prej Policisë Vlorë për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional ''Vjeshtë 2017''. Në vijim të këtij operacioni është sekuestruar një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.
Policia sqaron se mjeti lundrues i përket shtetasit A.Ç., 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme.

/Shqiptarja.com