VLORË - 19-vjeçari A. Veliu i cili shkaktoi aksidenti ku ndërroi jetë efektivi i policisë Nuri Malaj dy ditë më parë në Vlorë u arrestua nga policia.
Ngjarja ndodhi më 25 janar në Vlorë ku 19-vjeçari i cili udhëtonte me mjetin e tij tip "BMW" u përplas me makinën e efektivit.
Fillimisht mjeti tip BMW është përplasur me një shtyllë në rrugë dhe më pas më makinën tip BENZ ku udhëtonte efektivi i polici Nuri Malaj duke i marrë atij jetën.
Personi që udhëtonte me BMW, A.Veliu, ka marra plagë të lehta dhe është jashtë rreziku për jetën. Aksidenti ka ndodhur pranë autostradës që lidhet me rrugën 'Transballkanike'.
"Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi A. V., 19 vjeç, pasi më datë 25.01.2021, duke drejtuar automjetin e markës “BMË” është përplasur me automjetin e markës “Benz”, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi N. M., 53 vjeç" - njofton policia.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.