Vlorë, shkatërrohet kompleksi 'Jon'
15 ditë për heqjen e inerteve

Vlorë, shkatërrohet kompleksi 'Jon'<br />15 ditë për heqjen e inerteve
VLORE- Tre ditë pas shpërthimit me tritol sot  është shkatërruar tërësisht Kompleksi “Jon” në zonën e ujit të Ftohtë në Vlorë. 

Pjesë të të dyja godinave, pjesë përbërëse të kompleksit që i mbijetuan shpërthimit me 300 kg tritol të vendosur në 1500 vrimat e hapura në kollonat e betonit mesditën e së shtunës u rrëzuan gjatë ditës së sotme, nga fadromat dhe matrafikët e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. 

Kollonat e padëmtuara nga sasia e tritolit gjatë diteve te fundit janë këputur, nga një eskavator që ishte i paisur me një “gërshërë”, e cila arrinte të këpuste në brendësi të objektit kollonat.
 
Për gjatë gjithë kësaj kohe në krye të këtij operacioni ka qëndruar kreu i INUK Zyhdi Dajti, i cili ka drejtuar brigadat e punonjësve, lidhur me rrëzimin e kompleksit “Jon”.
 
Ndërkohë që njëherësh, puntorët kanë nisur në pjesën e shembur totalisht të largojnë interenet e pallatit, me qëllim pastrimin dhe rehabilitimin në gjëndjen e mëparshme të zonës.
 
Pritet që pikërisht në truallin ku është ndërtuar pallati në pronësi të Xhuvi Sharxhit dhe Xhafer Isufit, ky i fundit vjehrri i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, të ndërtohet shëtitorja e qytetit të Vlorës. 

Kreu i INUK Zyhdi Dajti ka deklaruar se tashmë me shembjen e plotë të godinës 8 katëshe pastrimi i zonës nga inertet dhe hekurishtet pritet të kryehet brenda 15 ditësh.

kompleksi jon
(Në foto: Si ka qënë kompleksi "Jon" para shembjes)

pallati i bashes, shperthim me logo
(Në foto: Momenti i shpërthimit të eksplozivit)

pallati i bashes
(Në foto: Momenti i rrëzimit të pjesës së mbetur nga kompleksi "Jon" sot)


Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën