Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët

Vlorë/ Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, Prokuroria kërkon arrest me burg për autorët

Makinë policie para Gjykatës së Vlorës

VLORE-Në gjykatën e shkallës së parë të Vlorës janë paraqitur mesditën e kësaj të hëne (16 dhjetor 2024) disa të arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

Të arrestuarit si pjesë e aksionit Tempulli 3 do të merren secili në pyetje pasi mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme dhe për rrjedhojë ka pretenca të ndryshme nga Prokuroria.

Në Gjykatë përveç avokatëve mbrojtës ndodhen edhe familjarët e tyre . Vendimi pritet të merret në vijim teksa seanca gjyqësore do të zgjasë për shkak të numrit të lartë të personave të cilët do të njihen me masën e sigurisë.

Prokuroria kërkon për të gjithë arrest me burg ndërsa avokatët mbrojtës një masë më të lehtë sigurie, disa arrest shtëpie, të tjerë detyrim paraqitje.

lajm ne perditesim...

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash

Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash