Deputetja demokrate, Elda Hoti e pyeti kreun e SPAK, Klodian Braho nëse kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë tek ai për të shtyrë arrestimin e Belinda Ballukut, të patën deri në shtator. Por kreu i SPAK i sugjeroi që nëse ka prova t’i dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme.
Elda Hoti: A ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama për të shtyrë deri në shtator zbatimin e ligjit për çështjen Balluku?
Klodian Braho: Sa i përket ndërhyrjes së Ramës, nëse keni prova paraqitni ato në organin kompetent. Janë të gjithë të barabartë para ligjit.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Kërkesë e re për arrestimin e Ballukut? Braho: Po hetojmë, do kemi vendimmarrje! PD akuza për krimin zgjedhor, kreu i SPAK: Vendosim mbi prova









