Vlorë, Shpëtim Gjika merret i
pandehur,falsifikoi leje ndërtimi

Vlorë, Shpëtim Gjika merret i<br />pandehur,falsifikoi leje ndërtimi
VLORE -  Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika merret i pandehur për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetran në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”. 

Lajmi u bë publik nga Florinda Ballauri, drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në një deklaratë për shtyp në orën  10: 15 minuta të ditës së sotme (27 tetor 2013)

Bëhet fjalë për mbylljen e hetimeve nga Prokuroria e Vlorës dhe dërgimin në gjykatë të dosjes me 8 të pandehur për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm.

Të pandehur përveç kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, është dhe Eleni Dardhaj, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë, pronarë trualli ku janë kryer ndërtimet e paligjshme.

GJIKA FALSIFIKOI DOKUMENTET
"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhet në deklaratën e prokurorisë.
 
Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.

KUSH JANE NDERTIMET E PALIGJSHME
Bëhet fjalë për ndërtimin e dy komplekseve banimi:
1-Kompleks banimi dhe shërbimi 13-kate me parkim nëntokë të ndërtuar në bulevardin qendror të Vlorës,në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat" në Skelë ku nuk lejohet ndërtimi. Pronarë të kompleksit janë  që janë marrë si të pandehur janë Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati  dhe Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm, ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”, Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."- tha Ballauri.

2- Godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."

ndertesat, shpetim gjika
(Ne foto: dy godinat, 15 kateshi ne ndertim e siper dhe 6 kateshi per te cilet akuzohet Gjika se dha leje ndertimi te falsifikuara)
Të pandehurit janë:
Shpetim Gjika kryetar i bashkise Vlorë- akuzohet për "falsifikim dokumentave" të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.

Eleni Dardhaj punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, akuzohet për "Falsifikim të dokumentave" të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.

Mustafa Tartari, Artan Ferati Aleks Ahmataj, tre pronarët e 3 katëshit  akuzohen për “ndërtim të paligjshëm"të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.

Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj “falsifikimi i dokumentave” dhe “ndërtimi i paligjshëm" të kryer në bashkëpunim të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.

Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin edhe për disa raste ndërtimesh të tjera të paligjshme, ku dyshohet se janë të përfshirë subjekte të ndryshëm ndërtues dhe drejtues të zyrës së ALUIZNI-t të këtij qyteti.

NE ÇFARE GJENDJE JANE AKTUALISHT NDERTESAT
Ndërtesa 13 katëshe tek Skela është ende në ndërtim e sipër. Aktualisht kemi të bëjmë me një ndërtesë karabina që ka shkuar deri në 5 kate. Ndërkohë që ndërtesa tjetër 6 katëshe aktualisht është në fazën e ndërtimit me tulla.   Kryebashkiaku mohon akuzat

GJIKA: ABSURDE
" Në një prononcim ekskluziv për ATSH-në, Gjika tha se "deklarata e sotme e Prokurorisë së Përgjithshme është absurde dhe absurditetin e saj, e shton edhe më tepër fakti që bëhet në një ditë pushimi por jo pushim për Bashkinë e angazhuar me projektet e saj zhvilluese".   Çdo kush është i lirë të dyshojë, por dyshimi nuk kthehet në provë me thashetheme para dhe pas zgjedhore', deklaron Gjika. Gjithsesi, thotë Kryebashkiaku, qëndrimi ynë më i detejuar lidhur me këtë deklaratë do të bëhet në ditët në vazhdim.

RASTI U DENONCUA NGA BANORET
Burime pranë prokurorisë së Vlorës bëjnë me dije se kallëzimi është bërë nga rreth 20 banorë para 6 muajsh, ku fillimisht hetimet kanë nisur për akuzën e Ndërtimit të paligjshëm.

Por pas verifikimit të dokumentacionit në bashkinë e Vlorës, ka rezultuar se në këtë çështje ka gisht dhe kryebashkiaku. Më pas u konstatua se rasti kishte të bënte dhe me akuzën e falsifikimit të dokumentave.
 
Rasti, në fjalë është zbardhur pas pyetjes së dhjetëra personave, duke filluar nga Shpëtim Gjika, pronarët e tokës ku ndërtoheshin pallatet, pronarët e kompanive “Deco sistem” dhe “Embio shpk”, si dhe kryetari disa prej anëtarëve të KKRT së bashkisë së Vlorës. Sipas prokurorisë, prapa kësaj skeme qëndron një aferë korruptive, kundrejt së cilës është bërë dhe ndryshimi i destinacioneve për lejet dhe sheshet e ndërtimit. Mësohet se gjatë komunikimit të akuzës, Gjika s’e ka pranuar atë.
 
Ndërtesa 13 katëshe është ende në ndërtim e sipër. Aktualisht kemi të bëjmë me një ndërtesë karabina që ka shkuar në 5 kate.
 
SI U FALSIFIKUAN PROCESVERBALET
Bëhet fjalë për dy proceverbale që janë falsifikuar tekstin e përmbajtjes së mbledhjes së KRRT.  Kjo është bërë nga inxhinieria urbanistikës, Eleni Dardhaj në bashkëpunim me Gjikën.

Me falsifikimin e proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010 është synuar ndryshimi i destinacaionit të lejeve të ndërtimit, të cilat ishin vendosur për miratim nga KRRT-ja  e bashkisë së Vlorës. Kur kanë kaluar për firmën e fundit të kryebashkiakut Gjika dhe inxhinieres urbanistike, është bërë ndryshimi i teksteve të procesverbale, duke sjellë dhe ndryshimin e destinacionit të lejës së ndërtimit. Pra nga një territor tjetër, që ishte planifikuar të ndërtoheshin dy objektet janë ndërtuar në zonën bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko. Rasti i dytë bën fjalë për një pallat në zonën e teritorit të Portit, që është e ndaluar me ligj, pasi konsiderohet si zonë e rëndësisë së veçantë.  
 

Prokuroria: Kryetari i Bashkisë Vlorë merret i pandehur për fallsifikimin e lejeve të ndërtimit

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës

‘Kuptova që s’do ta përqafoja më’, Anna Lika flet mes lotësh për humbjen e nënës