Bashkia e Vlorës njofton të gjithë qytetarët se në datat 23 dhe 24 Qershor 2026 do të zhvillohen stërvitje dhe qitje luftarake bregdetare nga anijet e armatosura në zonën, Bristan-Kepi i Gjuhëzës.
Bashkia lajmëron se për garantimin e sigurisë dhe shmangien e çdo incidenti, në datat 23 dhe 24 qershor do të ndalohet lundrimi i çdo mjeti detar, përfshirë anijet e peshkimit, mjetet turistike, skafet dhe mjetet e tjera lundruese brenda zonës së përcaktuar.
Njoftimi i Bashkisë Vlorë:
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E QITJEVE LUFTARAKE BREGDETARE
Bashkia Vlorë njofton të gjithë qytetarët, peshkatarët, operatorët turistikë, subjektet private dhe përdoruesit e mjeteve lundruese se, bazuar në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes (Reparti Ushtarak Nr. 2030 – Distrikti Detar Jugor), më datat 23 dhe 24 Qershor 2026 do të zhvillohen stërvitje dhe qitje luftarake bregdetare me armatimin e anijeve në zonën:
Bristan – Kepi i Gjuhëzës
Për garantimin e sigurisë së jetës dhe shmangien e çdo incidenti, gjatë zhvillimit të aktivitetit ushtarak:
Ndalohet rreptësisht:
Lundrimi i çdo mjeti detar, përfshirë anijet e peshkimit, mjetet turistike, skafet dhe mjetet e tjera lundruese brenda zonës së përcaktuar;
Qëndrimi dhe qarkullimi i personave të paautorizuar në zonat bregdetare të prekura nga aktiviteti;
Ushtrimi i aktiviteteve të peshkimit dhe i aktiviteteve turistike në perimetrin e sigurisë gjatë datave të zhvillimit të qitjeve.
Koordinatat e zonës së sigurisë janë:
* 40°25’00” V – 19°18’00” L
* 40°25’00” V – 19°12’00” L
* 40°20’00” V – 19°15’00” L
* 40°20’00” V – 19°22’00” L
Bashkia Vlorë u bën thirrje të gjithë peshkatarëve, operatorëve turistikë, banorëve dhe subjekteve që ushtrojnë aktivitet në këtë zonë të tregojnë mirëkuptim dhe të zbatojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve përgjegjëse, duke shmangur çdo lëvizje apo aktivitet brenda perimetrit të përcaktuar gjatë datave 23-24 Qershor 2026.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.
BASHKIA VLORË
Komente







