Vlorë/ Të dehur në timon, Policia Rrugore arreston 3 shoferët! Një tjetër hetohet pasi aksidentoi këmbësorin (VIDEO)

Vlorë- Policia Rrugore e Vlorës arreston 3 persona që akuzohen se drejtonin mjetet e tyre në mënyrë të parregullt. 

Burime zyrtare njoftuan sot (14 shkurt) se të prangosurit janë A. D., 59 vjeç, A. B., 60 vjeç dhe M. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin e tyre në gjendje të dehur.

Efektivët nisën procedimin penal në gjendje të lirë edhe për një shofer me inicialet Z. C., banues në Selenicë, që duke drejtuar makinën në aksin rrugor Peshkëpi-Selenicë, ka aksidentuar këmbësorin A. J., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   

Policia Rrugore njofton se do i vijojë kontrollet intensive dhe apelon ndaj qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian