Të shtëna armësh janë verifikuar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes në Vlorë, të cilat kanë lënë të plagosur një person.

Sipas informacioneve të policisë lokale, nga të shtënat është lënduar shtetasi Duro Çaushaj, pronar i një lokali tek zona e Ujit të Ftohtë.

Gjithçka ka lindur nga një konflikt i çastit mes tij dhe një klienti, të identifikuar si shtetasi Elmaz Velaj, 46 vjeç. Ky i fundit, pas përplasjes verbale me Çaushaj ka hapur zjarr ndaj tij, duke e plagosur pronarin e lokalit në këmbë.

Aktualisht 51-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërkohë që një grup hetimor po punon për kapjen e autorit të agresionit të armatosur dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. vlore

d.c./shqiptarja.com