VLORE- Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për tre të arrestuarit në kuadër të operacionit "Sfida 5", të cilët u arrestuan tri ditë më parë për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim, vjedhje automjeti dhe armëmbajtje pa leje.
Tre të arrestuarit, Kristian Balliu, 28 vjeç, Besnik Çipi, 29 vjeç dhe Erjold Dhamaj, 25 vjeç, të tre banues në Vlorë tri ditë më parë, tentuan të grabisnin një pikë këmbimi valutor në qytetin e Vlorës, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, grabitja mbeti në tentativë.
Tre autorët u arrestuan, si dhe u sekuestrusan dhe automatiku tip "Kallashnikov", një pistoletë TT, maskat dhe mjetet tjera.
Tre të arrestuarit për këtë ngjarje po hetohen edhe për ngjarje të tjera në Vlorë, të ndodhura në vitet 2012 dhe 2013.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com