VLORE- Drejtuesit e Partisë “Fryma e Re Demokratike” vijojnë takimet me strukturat politike të FRD në Vlorë. Gjatë takimit me përfaqësues të kësaj force politike, kreu i FRD, Bamir Topi, u ndal tek disa nga çështjet kryesore të diskutuara gjatë ditëve të fundit në vend.

Duke u ndalur tek votimi në Parlament i aktit normativt për rishikimin e buxhetit lidhur me të cilin ka pasur debate të shumta mazhorancë-opozitë, kreu i FRD tha se “Votimi i këtoj akti nga Parlamenti është një sinjal shpresëdhënës për ekonominë”.

Më tej, kreu i “Frymës së Re Demokratike” tha se “rendi dhe ekonomia duhet të jenë prioritete të politikës shqiptare në mënyrë që qytetarëve t’u rikthehet siguria dhe besimi”.

Një tjetër çështje, ku kreu i FRD u ndal në fjalën e tij ka qenë borxhi që qeveria u ka biznesit dhe sipërmarrjes, duke theksuar se “shlyerja e këtij borxhi nga qeveria e re do të jetë një frymëmarrje për ekonominë e vendit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)