VLORË - Një tunel i gjatë 25 metra që mendohet se përdorej nga trafikantët e drogës për të fshehur mjetet motorike është zbuluar sot në zonën e njohur si plazhi i Hidrovorit në Vlorë.
Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, tuneli ndodhet në Akerni në afërsi të Novoselës, rreth 2 kilometra nga bregu i detit, ndërsa ambientet e tunelit janë të mbushura me ujë.
Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë të ditur se tuneli, i zbuluar rastësisht mendohet se ishte ndërtuar apostafat nga trafikantët për të fshehur mjetet motorike me të cilën
kryenin dërgimin e ngarkesave me lëndë narkotike drejt italisë.
Disa efektivë të policisë së kufirit janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje nëse kanë pasur dijeni të mëparshme në lidhje me këtë tunel.
Këta efektivë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, nëse kanë pasur dijeni të mëparshme në lidhje me këtë tunel që përdorej për trafiqe të ndryshme nga Vlora në drejtim të Italisë.
VENDNDODHJA E TUNELIT
Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se, tuneli ndodhet në Akerni në afërsi të Novoselës. Tuneli ishte i mbuluar me gjethe e pisha të të prera dhe rruga për të vajtur atje ishte e vështirë pasi ishte e rrethuar me ujë dhe më parë zona ka qenë moçalishte.
Tuneli ishte ndërtuar 70 metra larg vijës bregdetare nga plazhi ı Hidrovorit, ose ı njohur si pylli i Poros dhe kishte vetëm një portë hyrëse e dalëse. Muret anësore dhe lart tuneli ishte ı veshur me llamarina të cilat anash dhe në tavan fiksoheshin nga drunj të mëdhenj. Brenda tunelit kishte ujë.
Trafikantët mendohet se përdorinin zetorin për të nxjerrë gomonen e vendosur mbi një karrelë. Kjo e fundit ishte e lidhur me zetorin.
Veç gomones të gjatë 9 metra me dy motorë 300 kuaj fuqi secili, si dhe zetorin në tunel u gjetën edhe lopata fuçi me karburantin e gomones si dhe pompat që frynin gomone.
KONTROLLI RUTINE
Kontrolli rutinë ı Delta Forcë në këtë vend zbuloi tunelin. Ata kishin hasur në llamarina dhe më pas kishin gjetur derën e hekurt e cila ishte e mbuluar nga gjethet.
Plazhi i Hidrovorit, ndodhet pranë grykëderdhjes së Vjosës, dhe kjo zone në vitet 1997 dhe më tej përdorej si strehë për gomonet të cilat trafikonin klandestinë dhe ngarkesa të mëdha me lëndë narkotike drejt Italisë.
Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme në gjithë zonën, ndërsa në vendin ku ishte ndërtuar tuneli është e pamundur të shkohet me mjete të vogla. Sipas policisë ata që kanë ndërtuar tunelin dhe e përdornin atë, mendohet se janë njohës të mirë të zonës.
Policia e qytetit bregdetar në bashkëpunim me “Guardia di financia” kanë nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë përdorur këtë tunel si bazë të ruajtjes lëndës narkotike dhe mjetet e transportit saj.

(Në foto: Tuneli i fshehtë i gjetur në Vlorë) Foto të tjera
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com