Shisnin drogë në qytetin e Vlorës dhe të Fierit, 11 të arrestuar, 2 të tjerë në kërkim, një i mitur nën hetim! Si funksiononte organizata (EMRAT+VIDEO)

Vlorë- Goditet një grup i organizuar i trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Labirinti”, si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH.

Ekzekutohet masa e sigurisë “arrest në burg” për 11 shtetas të dyshuar. Ata janë: Fatjon Omeri, Jurgen Bidaj, Drini Gjika, Arbri Osmeni, Erion Shameti, Iris Heqimaj, Neim Hasani, Klevis Xhafa, Emauriso Kuka, Ervis Kuka dhe Ardjan Halili. 

Në kërkim u shpallën 2 shtetas, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier.

Gjithashtu, gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas i mitur 17 vjeçar, që posedonte doza kanabisi.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Labirinti”, si rezultat i një hetimi 6-mujor të kryer me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe DVP Fier.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier.

Gjithashtu, gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që posedonte doza kanabisi.

Si rezultat i një hetimi të nisur në muajin maj të këtij viti, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, u finalizua, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në DPPSH dhe me DVP Fier, operacioni policor i koduar “Labirinti”. Në kuadër të operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:    

-Fatjon Omeri, 34 vjeç, Jurgen Bidaj, 25 vjeç, Drini Gjika, 24 vjeç, Arbri Osmeni, 32 vjeç, Erion Shameti, 42 vjeç, Iris Heqimaj, 29 vjeç, të gjithë banues në Fier,Neim Hasani, 33 vjeç, banues në Tepelenë dhe Klevis Xhafa, banues në Tiranë;

-si dhe për shtetasit Emauriso Kuka, 18 vjeç, Ervis Kuka, 21 vjeç, vëllezër të cilët aktualisht vuajnë dënimin në IEVP për veprën penale “Vrasja” dhe Ardjan Halili, 54 vjeç, i cili vuan dënimin në IEVP për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 shtetas. Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë 1 shtetas i mitur pasi posedonte doza kanabisi, në banesë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të drogave të forta dhe kanabisi, në Vlorë dhe në Fier. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

'Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës', BBC: Një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës

'Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës', BBC: Një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës