VLORË- Ende nuk ka asnjë të dyshuar, apo te ndaluar pas zbulimit të një dite më parë të një tuneli në zonën e hidrovorit në Vlorë që mendohet se përdorej nga trafikantët për të fshehur mjetet motorike për trafikun e lëndës narkotike drejt shtetit italian.
Policia shoqëroi vetëm disa inspektorë të zones, të cilët kishin në mbikqyrje zonën ku u zbulua tuneli i nëndheshëm.
Burime nga policia e Vlorës bëjne me dije se inspektorët e shoqëruar kanë deklaruar se nuk kanë patur dijeni mbi ekzistencën e këtij tuneli, pavarësisht patrullimeve që kishin kryer.
Sipas bluve të Vlorës, deri tani, ende nuk ka asnjë person të dyshuar se kush e përdorte tunelin, por dyshohet se janë njohës të mirë të zonës.
Në këtë tunel u sekuestrua një skaf 9 metra i gjatë, si dhe një zetor që përdorej për tranportin e mjetit lundues, gjenerator dhe pajisje të ndryshme.
ZBULOHET GOMONIA DHE TRAKTORI NË NJË TUNEL
Aksioni i policisë së Vlorës dhe Guadia di Financës, ka zbuluar një tunel 15 metra të gjatë, dhe Brenda tij ndodhej një gomone 9 metra e gjatë, kompresorë ajri, gjenerator dhe një traktor të fuqishëm që shërbente për transportimin e gomones deri në vijën e parë të bregut të detit. Operacioni ka marrë spunto nga një informacion i mbëritur në policinë e Vlorës, lidhur për praninë e disa personave të dyshimtë që ishin parë në zonën, ku është gjetur tuneli.
Ky informacion është vlerësuar nga ana e policisë, dhe menjëherë janë marrë masa për ushrimin e një kontrolli të imtësishëm, pasi dyshimet flisnin për një organizim trafiku të lëndëve narkotike. Synimi i këtij kontrolli ishte gjetja e drogës, pasi mendohej se lënda narkotike ishte fshehur në zonën në afërsi të vendit të quajtur Hidrovori, në afërsi të Novoselës.Teksa forcat e policisë kontrollonin zonën e Akernit, një grup policiës ka raportuar se kishin hasur diçka të çudithsme në mes të pyllit me pisha, ndaj kërkonin përforcime nga eprorët e tyre.
Pas mbëritjes së drejtuesve të operacionit është vendosur të hapet dera e tunelit të cuditshëm, ku brenda tij ndodhet një gomone 9 metra e gjatë, një traktor i fuqishëm, një gjenerator, kompresor ajri e disa sende të tjera, si kavo dhe material të tjera. Lidhur me këtë çështje në polici, janë shoqëruar disa drejtues të kufirit, të cilët janë marrë në pyetje, nëse kishin dijeni ose jo për ekzistencën e këtij tuneli në mes ktë pyllit.
200 metra nga deti
Distanca e tunelit me detin ishte vetëm 200 metra. Toka ku është gjendur tuneli është e rrethuar nga uji, për shkak të moçalishtes. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, traktori dhe gomonia mund të jenë sjellë gjatë verës, ku prania e ujit, ka qënë e cekët në këtë zonë. Tuneli ishte ndërtuar me përpikmëri dhe ishte mbuluar me gjethe pishe për të humbur çdo dyshim, për kalimtarët e rastit.
Sipas burimeve të policisë, materialet që kanë shërbyer për ndërtimin e këtij objekti janë prej kontinjeri dhe se janë mointuar dhe salduar nga ktrafikantët, pikërisht në mes të pyllit. Sa herë që grupi kriminal kërkonte të trafikonte drogë, përdorte traktorin dhe gomonen, të cilën e strehonte shumë pranë bregut të detit. Gomonia prej 9 metrash, ishte e përbërë me dy motora të fuqishëm, që sipas policisë e kthenin atë në një mjet super të shpejtë. Pas zbulimit të gomones, shumë forca policie kanë kryer kontrolle në zonë, por në fakt nuk është arritur të mësohet se kujt i përket tuneli dhe sendet e gjetura brenda tij.
Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com