Vlorë/ Turku në kërkim nga Katari për mashtrim me kredi, bie në pranga në Portin e qytetit

  Vlorë/ Turku në kërkim nga Katari për mashtrim me kredi, bie në pranga në Portin e qytetit

Foto Ilustruese

VLORË- Një turk i shpallur në kërkim nga Katari është arrestuar nga policia e Vlorës. Tayfun D., 35 vjeç banues në Turqi, u kap nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Vlorës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, në portin e qytetit.

35-vjeçari  ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ”Mashtrim me kredi”, nga shteti i Katarit. Personi i mësipërm  është dënuar me 1(një) vit burg, bën të ditur policia e Vlorës. Ndërkohë po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Katarit, ku dhe ishte shpallur në kërkim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër