VLORË- Një skenë e pazakontë u shënua në qytetin e Vlorës, dhe që zanafillën e ka tek një sherr banal mes 2 shoferëve, se kush do të parakalojë i pari në zonën e Lungomares.

Pasi humbi në këtë betejë të fortësh në rrugë, një nga shoferët, një 26-vjeçar me një Benz të ri, e ndoqi nga pas drejtuesin me Fiat Panda deri në rrugën e skelës.

Aty, siç tregojnë këto video të siguruara nga Report Tv, nis ta godasë disa herë me makinën e tij, automjetin tjetër, duke e nxjerrë nga rruga, bashkë me shoferin brenda.

Situata u ndalua fillimisht nga një efektiv policie civil i cili ndodhej pranë zonës duke konsumuar kafe me familjen. Ai ka ndërhyrë duke nxjerrë nga makina shoferin agresiv, i cili më tej u shoqërua në komisariat.

Fatmirësisht shoferi tjetër, një 18-vjeçar. arriti të dalë pa pësuar lëndime, ndërsa të dyja makinat pësuan dëme të konsiderueshme materiale.

'Goditi disa herë me automjetin e tij, automjetin e një shtetasi tjetër, duke i rrezikuar jetën, vihet në pranga 25-vjeçari. Menjëherë pas konstatimit nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, si dhe nga strukturat e tjera të DVP Vlorë që ishin në shërbim, se dy drejtues mjetesh, në vendin e quajtur “Rrethi i Skelës”, ishin përfshirë në një konflikt, ku njëri prej tyre, shtetasi Elis Hasanaj, 25 vjeç, po godiste në mënyrë të përsëritur me automjetin e tij, automjetin e shtetasit Glendi Danaj , 18 vjeç, duke i rrezikuar jetën, ndërhynë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe duke neutralizuar shtetasin Elis Hasanaj.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Elis Hasanaj, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i Kodit Penal, dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal', njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledar: 24/06/2025 01:19

    Kto lajme per mendimin tim nuk duhen dhene dhe amplifikuar pasi po pretendojme te terheqim sa me shume turiste ne Vlore dhe Shqiperi. Kto jane ngjarje pa lidhje me qytetaret vlonjate...ndodhin kudo nga te rinj euforike. Ne Vlore ndodhin 100 000 evente dhe episode te bukura dhe qe emetojnecqytetari por qe asnjehere nuk gjejne jehone ne media. Cuditerisht sapo ndodh nje episod i shemtuar te gjitha mediat te gateshme per pasqyrim dhe amplifikim. Dicka mund te kalohet dhe ne heshtje...nuk na ndodhte ndonje e keqe po te mos publikohet nje ngjarje pa pike rendesie si kjo. I keni pare se cbejne ne ishujt greke apo ne spanje turistet angleze?!...sherre, vjedhje shkaterrime...ama asnje media nuk i amplifikon si ketu. Te gjithe perfitojme ne nje menyre apo tjeter nga turizmi. Plz mecte kujdesshem ne lajme ...jo cdo ngjarje duhet te jete lajm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 5 Korrik, 08:25

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?