Vlorë, ullinjtë 600 vjeçar po thahen
bujqit: Sëmundja ka ardhur nga Italia 

Vlorë, ullinjtë 600 vjeçar po thahen<br />bujqit: Sëmundja ka ardhur nga Italia 
VLORË-Thahen ullinjtë shekullor në zonën e Vlorës. Alarmin e japin banorët e fshatit Panaja, të cilët prej kohësh po shohin një ndryshim në ullinjtë e tyre, ku qindra rrënjë kanë marrë ngjyrë tjetër nga ajo e zakonshmja si dhe degët kanë nisur të thahen.
 
Disa banorë të fshatit Panaja ngënë shqetësimin duke treguar parcelat me ullinjë të cilat disa nga rrënjët kanë nisur të thahen duke shfaqur dhe sëmundjen.

Një nga banorët tregon se, është 65 vjeç dhe nuk ka parë asnjëherë që ulliri të thahet kështu. 
 
Sipas tij, janë bimë 500-600 vjeçare të cilave u është bërë shërbimi sa herë është dashur.
 
Bujqit e Panajasë dyshojnë se ullinjëve që janë tharë i ka rënë sëmundja e cila ka ardhur nga Italia, ku në vendin fqinjë ka prekur 8000 ha ullishte duke i shkatërruar totalisht.

‘’Unë jam në moshën 65-vjeçare. Jam lindur dhe rritur me ullirin, dhe këtë fenomen nuk e kam parë ndonjëherë. Këto janë pemë që në kohën e Skëndërbeut.
 
Na ka rënë sëmundja dhe po i shfaros që nga trungu kryesor. Ne bujqit nuk dimë se çfarë mund të bëjmë më shumë’’,
-u shprehën të shqetësuar bujqit. 

Në lidhje me këtë problem është zhvilluar edhe një takim me specialist Italian dhe shqiptar për rrezikun e kësaj sëmundje.
 
Drejtoresha e qëndrës eksperimentale, Aulona Veizi u shpreh se duhet të jemi të përgatiur për parandalimin e saj nëse futet në Shqipëri. Ajo bën thirrje çdo fermeni që shikon simptoma të çuditshme.

‘’Lidhur me ullirin ka konfuzitet nëse shikojnë tharje. Ne jemi për parandalim, sensibilizimin e fermerëve që shikojnë simptoma të çuditshme. Duhet të na sinjalizojnë për marrjen e masave’’,-u shpreh Aulona Veizi.

Nga ana tjetër drejtori i bujqësisë Vlorë, Beqir Kashuri shprehet se nuk jemi ne djeni të tharjeve të ullinjeve në fshatin Panaja.

 ‘’Unë nuk e di këtë shqetësim. Ne do të ngrejmë një grup punë që nesër që të shkojmë t’i këshillojmë’’,-u shpreh Kashuri.

Ai tregon se nuk ka shenja të semundjes së pashpresë XYLELLA FASTIDIOSA, por ngre shqetësimin e mungesës së një laboratori të mirëfilltë bujqësor.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës