Vlorë/ Vodhën para në një banesë, bagëti dhe koshere bletësh, zbardhen 6 raste vjedhjesh në Dukat, Radhimë dhe Orikum, në pranga 2 autorët

Vlorë-Policia e Vlorës, ka zbardhur 6 vjedhje të kryera në Dukat, Radhimë dhe Orikum, ndërsa ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Rulot,” si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit: Jemin Selamaj, 26 vjeç, banues në Orikum, Genci Goxhoj, 38 vjeç, banues në Dukat.

Sipas policisë, këta dy persona, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e shtetases R. I, si dhe një rulot ( camper) në pronësi të shtetasit A. C, i cili u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. G.

‘Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, konkretisht: Vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ United dërgon 'në ferr' Man. Cityn, i përmbys 1-2 në derbin e Manchesterit! Dy gola në fund

VIDEO/ United dërgon 'në ferr' Man. Cityn, i përmbys 1-2 në derbin e Manchesterit! Dy gola në fund