VLORE- Policia e Vlorës zbardh vrasjen e 26 vjeçarit Leonard Latifaj, ngjarja e ndodhur më 30 korrik të këtij viti në fshatin Shushicë. Uniformat blu kanë mundur të prangosin shtetasit Erald Zenka 24 vjeç dhe Florian Hataj 23 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasin me iniciale R. Rr. I arrestuar më datë 31.korrik 2012 kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Latifaj. Më konrkretisht ngjarja ka ndodhur gjatë provave për shit-blerjen (trafikimin) e një arme zjarri dhe në konflikt e sipër midis tyre dhe viktimës.
Në lidhje me ngjarjen e mësipërme nga Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë është gjetur dhe sekuestruar arma e krimit si dhe janë kryer hetime dhe janë siguruar të tjera prova shkencore për përfshirjen e tyre kryerjen e këtij krimi.
(eb/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com