VLORË- Pas një jave në kërkim, është arrestuar 25-vjeçari Jurgen Liçi, i cili vrau me shkop bejsbolli krushkun e tij, Bujar Mehmetaj për kamerat e sigurisë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e 29 prillit, në zonën e quajtur "Pusi i Mezinit", ku Liçi pas një sherri ku autori akuzonte viktimën se kamerat e këtij të fundit filmonin shtëpinë e tij! Në fillim Lici e ka qëlluar nga këmbët, por kur 60 vjeçari është kundërpërgjigjur, ai e ka qëlluar me shkop bejsbolli në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
Siç Shqiptarja.com ka raportuar më herët, autori dhe viktima janë komshinj me njëri-tjetrin para disa vitesh kanë patur një konflikt për spostimin e një muri ndarës në pronat e tyre, i cili është agravuar edhe më tepër për kamerat e sigurisë duke përfunduar më një viktimë. Familjarët kanë deklaruar se ishin në dijeni të konfliktit por nuk e kishin menduar se mund të degjeneronte në vrasje.
TE DY ME PRONE TE VJEDHUR PRONARIT TE VJETER ME TAPI NE VENDIN HAMBARE.
PërgjigjuEgersira vlonjate njerëz pylli
PërgjigjuPo Turi ke të drejtë, si monstra e Selenicës që vrau 8 a 10 vetë për pul-llëkun e pulave meqënëse Selenica qënka në Fier. Hahahaha!
Jo pergjithesime o fieri se keto gjera po ndodhin ne cdo skaj te vendit perdite kjo eshte nje fatkeqesi qe jemi bere egersira si komb dhe po do ta dish ti krimet me makaber ne fier kane ndodhur