Vlorë- Zbulohen dhe asgjësohen 10 parcela me 415 bimë narkotike

/ATSH-Harilla Koçi/.- Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi 415 bimë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Burime zyrtare të policisë thanë për ATSH-në se, bimët narkotike u zbuluan në fshatin Dushkarak, 30 km në lindje të Vlorës, në shtratin e lumit Vjosë, pranë vendit të emërtuar "Kalaja".
"Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatuan 10 parcela, në të cilat u gjetën të kultivuara nëpër gropa rreth 415 bimë narkotike me lartësi deri në 20 cm", saktësuan burimet.
Sipas tyre, asgjësimi i bimëve narkotike u realizua në përputhje me procedurat ligjore që parashikohen, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Vlorës i ka intensifikuar aksionet e saj kundër kultivimit të bimëve narkotike. Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit janë zbuluar dhe asgjësuar më shumë se 10 mijë bimë kanabisi.
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua