Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi të mërkurën 800 fidanë me bimë narkotike kanabis sativa.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, bimët narkotike u zbuluan në fshatin Akërni, në vëndin e emërtuar "Pishë-Hidrovor" në brendësi të një zone të pyllëzuar.
"Bimët narkotike u zbuluan në një fidanishte me 800 vazo plastike", saktësuan burimet e policisë. Sipas tyre, gjatë veprimeve hetimore pranë këtij vendi u zbuluan edhe dy parcela të tjera të përgatitura dhe ku dyshohet se do të kultivoheshin fidanët.
Gjithashtu, në vazhdim të operacionit antikanabis, gjatë ditës së sotme policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi një parcelë me 84 bimë narkotike në afërsi të fshatit Oshtimë, 10 km në verilindje të qytetit.
Gjatë ditëve të fundit, policia e Vlorës i ka intensifikuar operacionet e saj antikanabis, duke e shtrirë planin e veprimeve në një zonë të gjerë.
Pak ditë më parë, në fshatin Oshtimë u zbuluan dhe asgjësuan 5780 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që u penalizuan katër anëtarët e një familjeje, nga të cilët u arrestua në kushtet e flagrancës një 54 vjeçare dhe u shpallën në kërkim bashkëshorti e dy djemtë.
Ky ishte edhe aksioni më i madh antikanabis i policisë lokale për këtë vit, ku bimët narkotike me lartësi deri ne 65 cm u zbuluan në dy sera dhe ishin vendosur në kubikë, të gatshme për t'u kultivuar.
/atsh/
/Shqiptarja.com