Vlorë, zgjedhjet në vend
frenojnë numrin e vizitorëve

Vlorë, zgjedhjet në vend<br />frenojnë numrin e vizitorëve
VLORE- Zgjedhjet parlamentare 2013 duket se kanë ndikuar direkt në turizmin shqiptar. Vlora ka çelur sezonin turistik në 11 maj dhe e mbyll atë në mes të shtatorit. Referuar agjencive turistike të cilat operojnë në Vlorë, ka një rënie nga 30 deri në 36 përqind të interesit të të huajve të cilët duan të frekuentojnë Shqipërinë për disa ditë dhe për t’u njohur me vlerat historike dhe kulturore të saj.
 
Referuar disa agjencive kryesore në qytetin e Vlorës, duke marrë informacione nga këto të fundit edhe agjencive të tjera të huaja me të cilat punojmë, zgjedhjet në Shqipëri kanë frenuar vizitorët dhe turistët e huaj.
 
Krahasuar me një vit më parë, edhe kësaj radhe, mosha e cila frekuenton Shqipërinë ngelet ajo mbi 50 vjeç. Kryesisht vizitorët janë të interesuar për muzetë kulturore dhe historike.
 
Përsa i përket çmimeve, Shqipëria dhe jugu i saj mbetet një nga vendet me çmime të arsyeshme dhe të ulëta, por problem nga ndonjëherë mbeten portet.
 
Një pjesë e tyre nuk kanë kapacitetin e duhur për ankorimin e anijeve të renda e si pasojë turistët duhet të hyjnë vetëm nga Durrësi, në mënyrë më të organizuar me autobusë dhe më pas prej andej të udhëtojnë gjatë për në jug.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim