Vlorë - Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Mifolit. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, dhe disa ullinj duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e prekur.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Komente








