VLORË - Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës mesditën e sotme.
Në banesë ndodhej vetëm një vajzë 15-vjeçare, e cila u nxor në kohë nga komshinjtë e saj.
Zjarri që dyshohet se u shkaktua nga një ngrohëse e lënë ndezur shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje mbërritën dy zjarrfikëse që vunë situatën nën kontroll.
Luan Kapaj shefi i zjarrfikëseve në qytetin bregdetar në një prononcim për mediat ngrenë shqetësimin e rrugëve të ngushta dhe parkimit pa kriter të mjeteve që ndikon që zjarrëfikset të shkojnë me vonesë në vendngjarje në rastet kur banesat përfshihen nga zjarret.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë nsiur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com