VLORË- Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Vlorë-Fier, ku një 50-vjeçar është përplasur nga një makinë e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Report Tv mëson se viktima është identifikuar si Besnik Brakaj. Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është se viktima ka qenë duke udhëtuar në këmbë në autostradë, aty ku makinat lëvizin me shpejtësi minimumi me 80 km në orë.
Përplasja nga makina ka rezultuar fatale për të, teksa uniformat blu kanë ndaluar edhe shoferin 19-vjeçar Edvin Skëndaj. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa siç shihet përplasja ka qenë shumë e fortë.
“Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
Bilanci i aksidenteve përgjatë këtyre 5 muajve të fundit ka qënë tragjik, ku 66 persona kanë ndërruar jetë dhe 825 të tjerë janë plagosur. Referuar të dhënave të policisë, 81 prej tyre kanë marrë plagë të rënda në trup dhe 740 persona u dëmtuan më lehtë. Në pjesën më të madhe të ngjarjeve, shkak i aksidentit ka qenë sjellja e drejtuesit të mjetit. Kryesisht, ngjarjet rrugore janë kryer nga grup-mosha 20 deri në 34 vjeç
S.C/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të ketë një Paketë të dytë të Rezistencës Sociale?
-
Po
86.1%
-
Jo
9.1%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2173
Lajme të tjera
-
Shkrumbohet nga flakët mjeti në ecje në Llogara! Shkak dyshohet një defekt teknik (VIDEO)
5 Korrik, 17:56
-
I shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në plazhin e Zvërnecit, arrestohet 43-vjeçari (VIDEO)
5 Korrik, 12:57
-
Zjarr në Panaja të Vlorës, vreshtat rrezikojnë të digjen (VIDEO)
5 Korrik, 12:43
-
‘Çfarë ke pse ke ardhur këtu!’, si ndodhi përplasja me armë në plazhin ‘Bora Bora’ në Radhimë mes dy vëllezërve
5 Korrik, 12:03
-
Dha certifikata pronësie për toka në bregdet, lirohet nga burgu inxhinieri i ASHK-së në Sarandë
5 Korrik, 11:02
-
Vdekja e 22-vjeçarit në Sarandë, shoqërohet në polici pronari kalçetos! Bashkë me të riun po luante babai edhe vëllai i tij
5 Korrik, 10:51
-
Përfshihet nga flakët kati i dytë i një banese në Vlorë, shpëtohet i moshuari (VIDEO)
5 Korrik, 10:27
-
Fier/ Godet nënën me thikë, 30-vjeçari arratiset, por bie në prangat e policisë! 50-vjeçarja në spital
5 Korrik, 09:47
-
Punonjësit e pastrimit në Sarandë protestë para bashkisë, kërkojnë rritje page: Paguhemi vetëm 24 mijë lekë në muaj
5 Korrik, 09:28
-
Shi i rrëmbyeshëm në Sarandë, vdes 22-vjeçari, i bien mbajtëset e kalçetos
4 Korrik, 21:13
-
COVID shton frikën e infektimeve, në Fier 50% e tamponëve rezultojnë pozitiv! Në Pogradec, rreth 50 pacientë në ditë priten në urgjencë
4 Korrik, 21:00
-
Aksident me vdekje në Lushnjë, 67-vjeçari me motor del nga rruga (VIDEO)
4 Korrik, 15:21
Shoferi nuk ka asnjë faj. Faji i vetëm është se tani duan nja ca lekë këta të rrugores, prokurori edhe gjykatësi.
PërgjigjuLironi çunin 19 vjecar,ça do këmbësori në autostradë
PërgjigjuSishte kembesor,ai po ecte me makine kishte ndaluar per te lare fytyren sepse ishte pergjumesh ngaqe punonte aty dhe e kishte ndaluar makinen,sa do futej e shtypi ai,i japin info gabim keta dhe emrin se kane dhene sakte madje