Një vatër zjarri u regjistrua rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë, por falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës u arrit shuarja e flakëve brenda pak orëve. Flakët përfshinë sipërfaqe me bimësi, të favorizuara nga era e fortë.
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes u nisën dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilët vunë situatën nën kontroll dhe parandaluan rrezikimin e banesave apo përhapjen e zjarrit në sipërfaqe më të mëdha.
Komente









