VLORË- Një vatër aktive zjarri është regjistruar në fshatin Dukat të Vlorës. Zjarri është larg banesave në një zonë me shkurre në shpatin e kodrës.
Report Tv mëson se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës.
Nga sa është raportuar paraprakisht zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.