VMRO-DPMNE mbledhje urgjente
thirrje për “mbrojtjen e atdheut”

VMRO-DPMNE mbledhje urgjente<br />thirrje për “mbrojtjen e atdheut”
MAQEDONI-Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së, ka thirrur një mbledhje urgjente të të gjitha komiteteve komunale.

Mediat lokale në Maqedoni, raportojnë se mbledhje të komiteteve të kësaj partie janë zhvilluar në qytete si Manastiri, Ohri, Shkupi, Kavadari, Prilepi, Berova dhe në shumë të tjerë.

Sipas atyre që raportohet në media, gjatë gjithë ditës së djeshme VMRO-ja ka dërguar urdhër te të gjitha komitetet vendore të mobilizohen për protesta të mundshme nëse realizohet plani i LSDM-së dhe partive shqiptare për formimin e qeverisë dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Ndërkohë, në shumë qytete aktivistët e VMRO-së, kanë filluar të bllokojnë rrugët në shenjë protestë .

Nga ana tjetër në rrjetet sociale janë bërë gjithashtu thirrje për “mbrojtje të atdheut”.

Më herët Gruevski ka deklaruar se VRMO do të kundërshtonte me çdo mjet të mundshëm që do të kishte në dispozicion realizimin e “platformës shqiptare”.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë