VOA: Siria akuzon Izraelin për sulme ndaj aeroporteve të saj, rritet frika për luftë rajonale

VOA: Siria akuzon Izraelin për sulme ndaj aeroporteve të saj, rritet frika për luftë rajonale

Foto ilustruese

Siria akuzoi Izraelin se ka sulmuar të enjten me raketa aeroportet në Damask dhe Alepo. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, këto zhvillime vijnë mes një frike në rritje se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, mund të çojë në një luftë rajonale në Lindjen e Mesme.

Izraeli ka mobilizuar 360 mijë rezervistë pas sulmit nga militantët e Hamasit. Qindra tanke janë pozicionuar në kufi me Rripin e Gazës dhe një sulm tokësor duket i pashmangshëm.

Irani është një nga mbështetësit kryesorë të Hamasit dhe ekziston frika se sulmi mund të çojë në një konflikt më të gjerë në rajon.

Nëse Izraeli do të kryejë një sulm tokësor në Gaze, mendoj se ekziston një shqetësim real që grupet e tjera që kanë mbështetjen e Iranit e që ndajnë të njëjtat qëllime me të apo urrejnë Izraelin, sikurse Irani, mund të përfshihen edhe ata në luftë”, thotë Barbara Slavin, analiste për Lindjen e Mesme në qendrën ‘Stimson’.

Këtu përfshihet Hezbollahu, një grup i fuqishëm militant me bazë në Liban e që mbështetet nga Irani. Ditët e fundit, forcat izraelite dhe luftëtarët e Hezbollahut kanë bërë sulme sporadike me raketa.

Autoritetet siriane bënë të ditur të enjten se Izraeli kishte sulmuar me raketa aeroportet në Damask dhe Alepo, duke dëmtuar pistat e avionëve. Izraeli nuk ka bërë komente mbi këtë çështje, por ka akuzuar më parë Sirinë, se ka lehtësuar dërgesat në armë nga Irani, për grupet militante në rajon.

Pas sulmit të Hamasit, politikanët izraelitë, të përfshirë nga përçarjet e forta të brendshme, u bashkuan duke formuar një qeveri uniteti. Kjo mund të ndalë përkohësisht armiqësitë e brendshme, thotë ish-i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Dennis Ross.

Nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë një luftë të gjerë. Megjithëse Hezbollahu i kishte varur shpresat tek ndarjet e brendshme në Izrael mendoj se e kanë parë atë që ka ndodhur, pra ky nuk është më rasti, ndaj kjo gjë mund të zbusë interesin e tyre për një luftë gjithëpërfshirëse. Por sikurse thashë, Irani mund të ketë interes ta mbajë Hezbollahun si rezervë, në rast se ata mendojnë se mund të sulmohen nga Izraeli”, thotë ai.

Izraeli mund të përpiqet të zgjerojë sulmet kundër aleatëve dhe bashkëpunëtorëve të Iranit, përtej Gazës.

Sigurisht ekziston gjithmonë potenciali që Izraeli të godasë diku tjetër. Jo vetëm Libanin, çka do të nxiste një luftë të tretë në Liban, por potencialisht të zgjeronte atë që tashmë është duke u zhvilluar mes Izraelit dhe Iranit në mënyrë indirekte, ajo që njihet si lufta mes luftërave, që përfshin elementin kibernetik dhe atë detar”, thotë Behnam Ben Taleblu, i Federatës për Mbrojtjen e Demokracive.

Por për Lina Khatib, analiste në Institutin për Lindjen e Mesme në Londër, nuk ka gjasa që Izraeli të sulmojë drejtpërdrejt Iranin.

Sepse kjo do të kërkonte edhe më shumë burime ndërkohë që Izraeli po i përdor ato në kapacitet maksimal në konfliktin me Hamasin, sikurse në nivelin e zbulimit, për shembull”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplanmbajtëse në rajon. Për Presidentin Joe Biden, ky ishte një paralajmërim për Iranin se duhet ‘të tregohet i kujdesshëm”, sikurse tha ai./Voa

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë