Kryetar i Shoqatës së Mullinjëve në Kosovë, Misin Voci thotë se mjelli që futet në Shqipëri nga kompani kosovare është nga Serbia dhe prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve.
Në një intervistë për mediat ai thotë që importi nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese. Sipas tij ai përdoret vetëm për kafshë.
Voci thotë se krimi është i shumëfishtë dhe se Dogana e Kosovës është e përfshirë me të dyja këmbët.
Sipas tij duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet detyrimeve financiare doganore. “Por problemi është se atë grurë e hanë shqiptarët”, thekson Voci.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com