2 persona janë arrestuar në Tiranë pasi kanë rilidhur në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike.
Task-Forca bën me dije se krahas 2 të arrsetuarve ka nisur procedimi penal ndaj 4 personave si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, 67-vjecari me inicialet H.L.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së, kanë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë arrestuar:
• Aqif Ibraliu, 65 vjeç, banues në fshatin Isufmuçaj Tiranë, pasi në punishten e tij, janë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike.
• Shefqet Doku, 66 vjeç, banues në rrugën "Pasho Hysa", pasi në banesën e tij,janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit :
• B. G., 80 vjeçe, banuese në fshatin Koçaj, pasi në banesë, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike.
• S. K., 43 vjeçe, banuese në fshatin Kakunj, pasi në banesë u konstatua rilidhje e energjisë elektrike.
• Ë. G., 55 vjeçe, banuese në fshatin Koçaj, pasi në banesë, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike.
• E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Thoma Koxhaj”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhje energjisë elektrike", parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com