Vodhën dyer, dritare duralumin dhe pajisje në Spitalin Pediatrik, pranga dy të rinjve nga Durrësi (Emrat)

Vodhën dyer, dritare duralumin dhe pajisje në Spitalin Pediatrik, pranga dy të rinjve nga Durrësi (Emrat)

Foto ilustruese

Poliçia ka arrestuar dy të rinj në Durrës të cilët dyshohet se ishin pjesë  e një grupi që ka kryer vjedhje në qytetin bregdetar. Të arrestuarit janë Xhani Ymeri dhe Ekilian Bibi, të dy banuesë në Durrës. Të rinjve iu janë dokumentuar 3 vjedhje, njëra prej tyre në Spitalin e Pediatrisë së Durrësit, ku kanë vjedhur pajisjet e dhomës së Imazherisë.

Gjithashtu, ata kishin vjedhur ditën e djeshme një banesë ku kishin marrë dyer dhe dritare duralumin për t’i shitur më pas për skrap. Ky është rasti i dytë i goditjes së hajdutëve brenda 24 orëve, pasi edhe në Shijak u arrestua një person i cili akuzohet se ka kryer 12 vjedhje në 2 muaj. (LEXO KËTU)

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër grup që kryenin vjedhje në Qarkun e Durrësit.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Dokumentohen me prova shkencore 3 vjedhje të dyshuara të kryera prej tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Poliçisë Durrës më vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve në fushën e veprave penale kundër pasurisë kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve, konkretisht:
• Xhani Ymeri 30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja";
Ekilian Bibi 27 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm ditën e sotme , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë (të vjetra).
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkençore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autorë edhe të ngjarjeve si më poshtë vijojnë:
Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin Pediatrik Durrës.

Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë;
•dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e shtetases A.Ç.
• doreza, pinca dhe kaçavida.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim " parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/12/2018 09:44

    Derrmojini!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali