Tmerri i biznesmenëve e ambasadës daneze/ Dolën nga burgu dhe vodhën kasafortën me 1.3 mln lekë, kapen tre hajdutët serialë të grupit ‘Hijet e Natës’

TIRANE-Tre hajdutë janë arrestuar për vjedhjen e një kasaforte me 1.3 mln lekë në një poliklinikë, ndërsa akuzohen edhe për raste të tjera në disa qarqe. Të arrestuarit janë Enis Mara 33 vjeç,  Fatjon Shahini alias Fatjon Lila 37 vjeç dhe Euklid Çelmeta alias Euklid Habili 38 vjeç, banues në Tiranë (Fatjon Lila dhe Euklid Çelmeta me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë). Tre personat e arrestuar sipas policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:05 te Rruga e Kavajës në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur kasafortën në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 1.3 mln lekë.

Në momentin e arrestimit, janë sekuestruar edhe një makinë tip Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celularë. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.

Gjithashtu, ata dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera. Pas arrestimit, grupi hetimor vijon punën në bashkëpunim me strukturat e tjera të policisë në qarqe për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të dyshuara se janë kryer nga ky grup kriminal. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

E kaluara kriminale
Fatjon Lila dhe Euklid Habili, dy nga të arrestuarit nga policia e Tiranës janë të njohur si hajdutë serialë nga drejtësia për ngjarje të tjera të vjedhjes së kasafortave të bizneseve në vitet e kaluara. Në 18 qershor të vitit 2018 grupi ku bënte pjesë edhe Lila u godit nga operacioni 'Forca e Ligjit' duke arrestuar pesë persona, mes tyre një ish-oficer policie dhe Gjon Pelivani i njohur si armik i Shullazit, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje.

Engrid Hënaj ka qenë ish-oficer policie i arrestuar më parë, pasi komunikonte me një person të shpallur në kërkim për vjedhjen e një makine. Të arrestuarit ishin pjesë e grupit ‘Hijet e Natës’ ku vodhën 11 kasaforta edhe ambasadën daneze në Tiranë. Fatjon Lila dhe Euklid Habili të arrestuar në 2018, nuk dihet si kanë arritur që të shpëtojnë nga burg pas akuzave që u ngritën kundër tyre, ndërsa iu rikthyen sërish zakonit duke vjedhur sapo fituan lirinë, por policia i kishte në monitorim duke i arrestuar sërish. 

1582621552_kasaforta2.jpg

1582621535_kasaforta1.jpg

Momenti i dërgimit në polici të të arrestuarve

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 25/02/2020 13:44

    Keta duan plumbin qe te mos bejne me asgje. Sa here jane arrestuar dhe prape

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella Lushnjarit: 25/02/2020 11:15

    Mbyllini minjtë brenda!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja