Florenc Mahmud, 23 vjeç, banues në Elbasan dhe Ilirjan Qafa, 24 vjeç, banues në Gjirokastër me datë 12.01.2017, në fshatin Dervician, Dropull, kanë vjedhur një laptop në picerinë e P.T.
Gjithashtu më datë 25.01.2017, ka bërë kallëzim R.K., banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, sepse në datë 20.01.2017, në lokalin “Bar Kafe” në pronësi të tij, në lagjen Kordhocë, i kanë vjedhur një televizor, të markës LG, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, vjedhje kjo e kryer nga shtetasi Florenc Mahmud.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy të rinjtë.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
