KUKËS- Dy persona janë arrestuar nga policia e Hasit pasi dyshohet se kanë hyrë në banesën e një gruaje dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Në pranga kanë rënë A.C, 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K.Ll, 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.
Ngjarja ka ndodhur më 15 janar rreth orës 23:30 të mbrëmjes kur 2 të rinjtë kanë thyer banesën e një gruaje në fshatin Golaj dhe i kanë marrë një shumë të konsiderueshme të hollash.
Komento