3 persona përfunduan në pranga për trafikimin e veprave të artit, që i vidhni në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe më pas i shisni ato me një vlerë prej 18-25 mijë euro secila. 

Pas një hetimi disa javor të këtyre trafikantëve nga Policia e Durrësit, u bë e mundur arrestimi i në flagrancë i tyre ditën e djeshme në zonën e Currilave.

Sot janë zbardhur detaje të reja nga policia në lidhje me  operacionin e koduar  "Antikat", ku u vunë në pranga 49-vjeçari Altin Veizaj, banues në Fier si dhe Alban Vrapi, 37 vjeç e Roland Zaimaj, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Po si bëhej trafikimi i veprave të artit?  49-vjeçari Altin Veizaj, nga Fieri u arrestua në flagrancë  në zonën e Currilave, duke drejtuar  automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit, një statujë antike dhe një vazo amfora. Sipas policisë, Veizaj siguronte veprat e artit nga parku Arkeologjik i Apolonisë, ndërsa dy shtetasit e tjerë, Alban Vrapi dhe  Roland Zaimaj  siguronin dhe gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Veprat e artit të sekuestruara gjatë operacionit i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe do shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Ditën e djeshme Report Tv siguroi në mënyrë ekskluzive foton e statujës dhe vazos amfora, që ishin vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier. Të dyja këto vepra antike do të trafikoheshin në drejtim të Italisë, ku koleksionistë të ndryshëm janë të gatshëm për të paguar mijëra euro, për të pasur në koleksionin e tyre vepra arti dhe me vlerë të lartë monumentale, të epokën antike.