Policia ka arrestuar dy të rinj, pasi dyshohet se kanë vjedhur me dhunë një pikë karburanti në Fushë Krujë.
Në pranga të policisë ka rënë shtetasi F. L., 22 vjeç, banues në Kukës dhe M. C. (L)., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.04.2021, kanë vjedhur me dhunë një sasi vlere monetare, një pikë karburanti në Fushë Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pistoletë manovër, 2 aparatë celular, një automjet tip "Ford" dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas në momentin e ngjarjes.